2010-11-08 12:42:28

Bashkimi Evropian: Nuk do të ketë më viza për Shqipërinë dhe Bosnjën


(08.11.2010 RV)Shqiptarë e boshnjakë do të mund të hyjnë në vendet e Bashkimit Evropian, që bëjnë pjesë në zonën Shengen, pa viza. Vendimi i shumëpritur u mor njëzëri sot, nga Këshilli i ministrave të brendshëm të Evropës. Të vlefshme për qarkullim janë vetëm pasaportat biometrike. Nga ana e tij, Komisioni evropian mori përsipër të kontrollojë flukset e emigracionit nga këto dy vende ballkanike drejt Bashkimit Evropian. Vendimi do të bëhet operativ në fund të dhjetorit.







All the contents on this site are copyrighted ©.