2010-11-06 11:28:48

Spanja


Rendi shtetëror: Spanja është monarki kushtetuese. Kushtetuta e 28 dhjetorit 1978 ia beson pushtetin ligjor “Cortes”, siç quhet parlamenti, i përbërë nga Kongresi i Deputetëve (350 anëtarë) dhe nga Senati, që të dy të zgjedhur për 4 vjet me votime të drejtpërdrejta (56 nga 264 senatorët aktualë janë caktuar nga parlamentet e Bashkësive të pavarura). Kryetari i qeverisë zgjidhet nga “Cortes” me miratimin e Sovranit. Hapësirë e madhe u lihet autonomive rajonale: 17 bashkësitë e themeluara në vitin 1983 gëzojnë pushtet të ndjeshëm, aq sa ta afrojnë Spanjën me strukturat federale. Përmes marrëveshjes së vitit 2000, Spanja dhe Mbretëria e Bashkuar kanë shtrirë edhe mbi Gjibraltarin të njëjtat të drejta, që gëzojnë qytetarët e Bashkimit Evropian.
Kufijtë dhe pozita gjeografike: Spanja kufizohet me Francën e Andorrën (verilindje), me Portugalinë (perëndim), laget nga Deti Mesdhe (lindje e juglindje), nga Oqeani Atlantik (jugperëndim e veriperëndim).Vendi lartohet mbi rrafshnaltën Meseta, 600 deri në 1000 metra mbi nivelin e detit. Klima është kontinentale, përveç zonave bregdetare. Me Spanjën bën pjesë edhe Arkipelagu i Kanarieve. Ceuta e Melila, dy territore nën sovranitetin spanjoll në bregun veriafrikann (Plazas de Soberranía dhe el Norte de Africa), janë kërkuar nga Maroku me kërkesën formale të paraqitur në OKB më 14 nëntor 2002.
Spanja është anëtare e Bankës Evropiane për Rindërtimin e Zhvillimin, e Bankës Botërore, Këshillit të Evropës, Fondit Monetar Ndërkombëtar, Organizatës për Bashkëpunim e Zhvillim në Evropë, Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Organizatës për Sigurim e Bashkëpunim në Evropë, Organizatës Botërore të Tregtisë, Organizatës së Traktatit Veri Atlantik dhe e Bashkimit Evropian.
Kryeqyteti: Madrid, 3.213.271 banorë; 5.608.00 në në gjithë zonën e banuar
Gjuha: spanjolle
Sipërfaqja: 505.992 kmk
Popullsia: 45.929.000 banorë (dendësia: 91 banorë/kmk, popullsi urbane: 77%) Besimi: katolikë 92%; myslimanë 1,2%, të tjerë 6%
Monedha: Euro (€).
PBB (Prodhimi i Brendshëm Brut)/banorë: US $ në vitin 2008








All the contents on this site are copyrighted ©.