2010-11-05 16:44:26

Simpozium i Pendestarisë kushtuar Sakramentit të rrëfimit: histori e praktikë


(05.11.2010 RV)Në Romë vijojnë punimet e një simpoziumi ndërkombëtar, organizuar nga Pendestaria Apostolike me temë: “Pendesa ndërmjet Mijëveçarit I e II”. Qëllimi i takimit është thellimi i studimit të historisë dhe praktikës kishtare të Sakramentit të Pajtimit me Zotin, që njihet si Sakramenti i Rrëfimit.Gjatë takimit u theksua se ky Sakrament është në krizë e se besimtarët nuk e kanë më në qendër të vëmendjes. Kjo krizë është, dukshëm, pasojë e relativizmit, që çon në humbjen e kuptimit të mëkatit. Ati i Shenjtë na kujton se sot ka humbur kuptimi i mëkatit, por jo pasojat e tij. Mëkatari vijon t’i vuajë thellësisht pasojat e fajit. E kjo, sepse ndërgjegjja e njeriut në përgjithësi, nuk mund të jetë subjektive, nuk mund të mos përkojë me parimet morale. Aq më tepër kur bëhet fjalë për besimtarin, i cili duhet të jetë gjithnjë në përkim me parimet që propozon Kisha.







All the contents on this site are copyrighted ©.