2010-11-05 17:27:15

Plani amerikan për ekonominë shqetëson Evropën


(05.11.2010 RV)Evropa shqetësohet për planin e 600 miliard dollarëve me të cilët Federal Reserve (Rezerva Federale amerikane) dëshiron të injektojë një sasi të jashtëzakonshme dollarësh në treg, duke riblerë titujt shtetërorë. Sipas ekspertëve, kjo do të sjellë keqësimin e treguesit të shkëmbimit ndërmjet euros dhe dollarit, në të vërtetë, duke e forcuar monedhën unike evropiane, gjë që nuk i intereson kontinentit të vjetër, pasi dëmtohet eksporti.
Kjo çështje do të diskutohet me presidentin amerikan Barak Obama në mbledhjen e G20-ës në Seul, më 11 e 12 nëntor. Ministrat e financave të Francës e të Gjermanisë janë shprehur qartë tashmë, duke nënvizuar se Evropa nuk mund të mbajë mbi shpinën e vet kryqin e vendimeve të të tjerëve.







All the contents on this site are copyrighted ©.