2010-11-05 16:15:20

Dy atentate në dy xhami të Peshauarit në Pakistan


(05.11.2010 RV)Dy atentate në dy xhami të Peshauarit në Pakistan. Janë mëse 60, viktimat e shkaktuara nga atentati i paradites e vetëm të plagosur në atë të pasdites. Autoritetet lajmërojnë se bilanci mund të rëndohet, për faktin se dhjetra të plagosur po luftojnë mes jetës e vdekjes. Shumë ndodhen akoma nën rrënojat e xhamisë, ku sot paradite besimtarët ishin mbledhur për lutjen e së premtes.
Një kamikaze, 17 vjeçar, u përzie me turmën, duke u hedhur në erë me 10-15 kilogram tritol. Aksioni është marrë përsipër nga talebanët, të cilët kishin për qëllim të godisnin përgjegjësit e disa milicive pro-qeveritare. Lokaliteti i atentatit ndodhet pranë vendit, ku po zhvillohet ofensiva qeveritare kundër talebanëve. Njihet gjithashtu, edhe si pazar armësh, ku furnizohen grupe integralistësh e banda kriminelësh.








All the contents on this site are copyrighted ©.