2010-11-04 15:28:36

Thirrje e Fondit monetar ndërkombëtar qeverisë shqiptare për reduktimin e borxhit publik.


(04.11.2010 RV)“Borxhi publik shqiptar është më i larti i të gjithë zonës ballkanike dhe është e nevojshme që qeveria ta ulë.” Këtë thirrje bëri kryetari i misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar Gervin Bel në një konferencë për shtyp me ministrin e financave të Shqipërisë, Ridvan Bode dhe guvernatorin e Bankës Qendrore, Ardian Fullanin. përfaqësuesi e FMN pranoi se ekonomia shqiptare ka po e merr veten por i bëri thirrje gjithashtu qeverisë të jetë më e rreptë në hartimin e bilancit të ri. “Borxhi ka pësuar rritje deri më 60% të prodhimit të brendshëm, nivel ky shumë i lartë në krahasim me vendet e tjera të rajonit dhe për ekonomitë në zhvillim e sipër reduktimi i borxhit është një përparësi absolute.” deklaroi Bel. Më pas kreytari i misionit të FMN në Shqipëri tha se qëllimi kryesor është reduktimi deri nën 54% i borxhit brenda 2013, duke ndjekur një politikë fiskale tepër të rreptë, dhe mbi të gjitha, duke i bazuar planet mbi bilance reale dhe të besueshme.







All the contents on this site are copyrighted ©.