2010-11-04 16:49:01

Shkodëra përkujton 20 vjetorin e Meshës në varreza të qytetit që shënoi rënien e regjimit komunist në Shqipëri.


Kryedioqeza Metropolite e Shkodrës përkujtoi sot 20 vjetorin e kremtimit të Meshës që shënoi rënien e regjimit komunist në Shqipëri dhe rifitimin e lirisë e të demokracisë.
Me kremtimin e Meshës së Shenjtë nga ipeshkvi imzot Massafra në bashkëkremtim me Nuncin Apostolik në Tiranë, imzot Ramise, pikërisht në atë vend, në varreza të Rrmajt, ku para 20 vjetësh, si sot, më 4 nëntor 1990 prifti shkodran dom Simon Jubani i nxitur prej të rinjve shkodranë shkoi e kremtoi kremtoi për herë të parë Meshën e Shenjtë publike në Shqipërinë e sunduar nga diktatura komuniste e ateiste, sot u përkujtuar kjo ngjarje e rëndësishme fetare e shoqërore.
Përveç kremtimit të Meshës, për përkujtimin e 20 vjetorit të Meshës së parë në varreza të Shkodrës, Kisha katolike e qytetit ka organizuar disa nisma me karakter fetare, kulturor e shoqëror. Dje më 3 nëntor në Kishën e Motrave Stigmatine në Shkodër u mbajt “mbrëmja fetaro-kulturore”, sot paradite më 4 nëntor, pikërisht në varreza të Rrmajit u kremtua Mesha e Shenjtë, ndërsa pas dite u përurua ekspozita fotografike mbi historikun e Meshës së parë që shënoi kthesën historike për Shqipërinë. Më hollësisht nga Shkodra të ndjekim shërbimin e Jolanda Babës......RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.