2010-11-04 15:28:03

Kroaci: Presidenti i Serbisë Boris Tadiq kërkon falje për viktimat kroate të luftës civile.


(04.11.2010 RV)“Jam këtu sot për t’u gjunjëzuar dhe për t’iu bërë homazhe viktimave. Jam këtu për të kërkuar falje dhe për të shprehur edhe një herë keqardhje duke krijuar kështu mundësinë që Serbia dhe Kroacia të hapin një faqe të re në historinë e tyre.” Kështu u shpreh sot presidenti i Serbisë Borsi Tadiq, përpara monumentit të viktimave të luftës civile në Ovçara, Vukovar, Kroaci. Ovçara është vendi ku gjendet varri i përbashkët më i madh i kohës së luftës së pavarësisë së kroatëve nga ish-Jugosllavia. Pas disa muajsh bombardime dhe betejash brenda në qytet, më 19 dhjetor 1991, Vukovari ra në dorë të ushtrisë jugosllave. Një ditë më vonë, 200 civilë dhe ushtarë kroatë u nxorën nga spitali dhe u çuan në Ovçara ku edhe u ekzekutuan. Shumica e qytetarëve të Vukovarit u kthyen në shtëpitë e veta vetëm pas vitit 1997.







All the contents on this site are copyrighted ©.