Dioqeza e Sapës këto dy ditë, me 1 e me 2 nëntor, kremtoi të Gjithë Shenjtorët e përkujtoi
të Gjithë të Vdekurit. Kisha shtegtare mbi tokë përmes liturgjisë shenjte jeton e
shpreh hallkën shpirtërore që e bashkon me Kishën Qiellore. Solemniteti i të këtyre
dy ditëve na ndihmon të thellojmë njërën ndër të vërtetat themelore të fesë sonë
të krishterë që besojmë: jetën e përjetshme në Hyjin me “Shoqërinë e Shenjtorëve”,
feja e ushqen në njeriun shpresën që shkon përtej vdekjes, në Amshimin e Hyjit, që
është fundi i misterit të vdekjes. Më hollësisht mbi kremtimet e këtyre ditëve
mbajtur në dioqezën e Sapës, nfa Vau i Dejës na njofton Violeta Marashi............