Papa në audiencën e përgjithshme: "T’i pastrojmë plehrat në ndërgjegje, jo vetëm në
rrugë!".
(03.11.2010 RV)T’i pastrojmë plehrat, që kemi në ndërgjegjet tona e në shpirtrat
tonë”: është qortimi i Papës Benedikti XVI gjatë audiencës së sotme të përgjithshme,
mbajtur në Sallën e Palit VI, në Vatikan. Kemi nevojë, theksoi Ati i Shenjtë,
t’ia hapin Jezusit portën e shpirtit, ta lemë të hyjë në ndërgjegjen tonë. Mbeturinat
nuk gjinden vetëm rrugëve, gjinden edhe në ndërgjegjet tona, në shpirtrat tanë, e
vetëm forca dhe drita e Zotit na tregon udhën e drejtë. Ta lemë të na ndriçojë e të
na pastrojë, për të mësuar jetën e vërtetë. Papa Razinger, duke folur lirisht,
jasht tekstit zyrtar, mori shkas për disa reflektime mbi plehrat, që ndotin shpirtrat
e njerëzve, nga jeta shembullore e mistikes franceze, Margarita d’Uë, së cilës ia
kushtoi audiencën e përgjithshme. Margerita, shpjegoi, na fton të meditojmë
për jetën plot mundime e sidomos, plot dashuri të Jezusit e të Marisë, për t’i dhënë,
kështu, kuptim jetës sonë, domethënë, për ta vënë atë në shërbim të Zotit e të të
afërmit. Në shikimin e parë, pohoi Papa, një rregulltare çertozine mesjetare mund
të duket e huaj, e largët nga ne. Por në se hyjmë në thelbin e figurës, do të shikojmë
se bëhet e afërt, sepse na përket edhe ne detyra të rrëmojmë deri në thellësitë e
jetës sonë. Për Margeritën, Jezusi ishte si një libër, si një pasqyrë, në të cilën
mund të shikosh dhe ndërgjegjen tënde. Ndërgjegjja e saj ishte e pastër. Po ndërgjegjja
jonë? Prandaj edhe ne kemi nevojë t’ia hapim zemrat Jezusit, ta lemë të hyjë lirisht
në shpirtat tanë, që ndërgjegjja jonë të ndriçohet e të pastrohet. Larg plehrave,
që nuk janë vetëm rrugëve!