2010-11-03 16:37:09

Kisha katolike në Kosovë shënoi festat e 1 e 2 nëntorit.


Shenjtëria na paraqitet si caku kryesor e maja më e lartë e jetës, ndërsa vdekja na kujton: se të gjithë jemi kalimtarë në këtë botë, të paracaktuar për lumturinë e amshuar në atë masë, me të cilën marrim pjesë në dashurinë e Zotit.
Në realitet jeta e vërtetë, jeta e amshuar, fillon që në këtë botë, ndonëse në pasigurinë e ngjarjeve të historisë; jeta e amshuar nis në atë masë, që ne ia hapim zemrën misterit të Hyjit dhe e pranojmë mes nesh. Është Hyji Zot i jetës e në Të jetojmë, lëvizim e ekzistojmë (Vap 17,28). Nga ana tjetër në perspektivën e urtisë ungjillore edhe vetë vdekja na jep një mësim të mirë, sepse na detyron ta shikojmë sy në sy realitetin, ta shikojmë në dritën e Krishtit të Gjallë. Më hollësisht mbi kremtimet e festave të fillimit të nëntorit në Kosovë, nga Prishtina na njofton Rabie Ibraj…..RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.