2010-11-03 13:54:16

20 vjetori i Meshës kremtue në varreza të Shkodrës që shënoi rënien e regjimit komunist në Shqipëri.


Kryedioqeza e Shkodrës përkujton 20 vjetorin e kremtimit të Meshës që shënoi rënien e regjimit komunist në Shqipëri dhe rifitimin e lirisë e të demokracisë. Më 4 nëntor 1990 prifti shkodran dom Simon Jubani i nxitur prej të rinjve shkodranë shkoi në varrezat e Rrmajt për të kremtuar për herë të parë Meshën e Shenjtë, që kur në Shqipëri sundonte diktatura komuniste e ateiste. Me këtë akt të shenjtë u përurua pranvera e të drejtave njerëzore dhe demokracisë e u sanksionua rënia e dështimi i regjimit komunist.
Për përkujtimin e 20 vjetorit të Meshës së parë në varreza të Shkodrës, Kisha katolike e qytetit ka organizuar disa nisma me karakter fetare, kulturor e shoqëror. Sot më 3 nëntor në Kishën e Motrave Stigmatine në Shkodër mbahet “mbrëmja fetaro-kulturore”, nesër paradite më 4 nëntor, pikërisht në varreza të Rrmajit do të kremtohet Mesha e Shenjtë nga kryeipeshkvi i Vendit imzot Massafra me pjesëmarrje të Nuncit Apostolik në Shqipëri, imzot Ramires, ndërsa pas dite do të përurohet ekspozita fotografike mbi historikun e Meshës së parë që shënoi kthesën historike për Shqipërinë.
Më hollësisht nga Shkodra të ndjekim shërbimin e Jolanda Babës......RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.