2010-11-02 09:03:20

Lutjet e të gjallëve mund t’i ndihmojnë shumë shpirtrat që vuajnë akoma në Purgator.


Shën Gjon Gojarti thoshte: “Duhet t’i ndihmojmë të vdekurit jo me lot, por me uratë, me lëmoshë e me vepra të tjera bamirësie”.
Ndërsa Shën Agostini shkruan: “Një lot për të vdekurit avullohet, lulja mbi varr fishket, ndërsa urata arrin deri në zemrën e të Tejetlartit”.
Prandaj mund të themi se ekziston një letërsi e tërë me lutje për shpirtrat e të vdekurve, nga të cilat zgjodhëm ‘Uratë për shpirtën të Burgatorit’ dhe lutjen që përsëritet në Lutjen për shpirtrat e Purgatorit
Lutja për shpirtën të Purgatorit
Epjau, o Zot, pushimin e pasosun
E i ndritët drita e pambarueme!
Pushofshin në paqë,
Ashtu kjoftë!
Me këtë uratë tradicionale po e përfundojmë edhe antologjinë tonë të shkurtër kushtuar temës “Vdekja dhe ringjallja në kulturën shqiptare”, në ditën e fundit të nëntorit, kushtuar kujtimit të të dashurve të vdekur.







All the contents on this site are copyrighted ©.