Atë Gjergj Fishta "De Profundis'" "Shpresa në Zotin"
DE PROFUNDIS - Shpresa në Zotin 1. Prej ktej s'ultit zâ'n t'a lshova:
Vrrimen t'ême, Zot, ndigjoje, Edhè luten ti veshgjoje, Urë-pervûjtë qi
të bâj sod. 2. N'vêsh oroe per shka gabova, Per shka, i mjeri, vetë t'kam
fye, Kush e qet, o Zot, me tye? Un shpëtimin e pres kot. 3. Por pse
ti, o Perendí, Jé mishrira e pambarueme, E pse un lé kam n'Fé të lume,
Ndjesë prej teje sod un pres. 4. Të gjith shpresen në fjalë t'Ti Shpirti
i jêm e ka pështetë, Edhè kurr un per ketë jetë Shpresën m'Zotin nuk e
tres. 5. Q'se t'bâjë shêj në qiellë agimi E dér m'mbramjet vonë e vonë,
Shpresën poplli t'két n'Tenzone Qi dorë-thát t'mjerin s'e kthen. 6.
Pse n'Tenzonë gjindet perdlimi, Gjindet ndjesa edhè mishrira; Edh' Ai,
po, qi âsht vetë e mira, Fajesh popllin e shperblen.
Atë Gjergj Fishta-1924
- përkthim i Psalmit 130/129