2010-11-02 17:01:09

Amerikanët në votime. Sipas sondazheve republikanët janë në krye.


(02.11.2010 RV)Sot kur kanë kaluar dy vjet e gjysmë prej zgjedhjeve nga të cilat doli fitues Barak Obama, amerikanët iu kthyen edhe njëherë kutive të votimit për zgjedhjet e “gjysmë afatit”, siç quhen ndryshe votimet që zhvillohen në gjysmën e mandatit të presidentit. Në lojë këtë herë, përveç prestigjit të demokratëve, i cili ka rënë shumë, është fati i 500 vendeve në Dhomën e Përfaqësuesve, Senati si edhe 50 vende guvernatorësh nëpër shtete të ndryshme.A jo çka duket se e dëmton Obamën në këto votime janë shqetësimet për ekonominë e cila nuk arrin ta marrë veten si edhe pakënaqësitë që nxisin republikanët, të cilët sipas sondazheve do të arrijnë të fitojnë shumicën në Dhomën e Përfaqësuesve dhe ndoshta edhe në Senat. Një fitore e tyre do t’a vështirësonte së tepërmi zbatimin e reformave që ka ndërmarrë administrata Obama si kufizimi i heqjes së detyrimit të taksave, politikat që do të frenojnë ngrohjen globale dhe emigracionin. Sidoqoftë, të gjithë bëjnë pyetjen se sa do të ndikojnë këto votime në rikandidimin e Barak Obamës, edhe dy vjet e gjysmë të tjera.







All the contents on this site are copyrighted ©.