Irak: Papa i kërkon bashkësisë ndërkombëtare të ndal dhunën e dënon sulmet terroriste
kundër të krishterëve në Bagdad
“Një dhunë absurde dhe mizore kundër njerëzve të pafajshëm”: kështu e quajti sot Papa
Benedikti XVI masakrën e tmerrshme që ndodhi dje pas dite vonë në një Kishë siriako-katolike
të Bagdadit, ku një grup terroristësh islamikë mori peng besimtarët dhe priftat gjatë
kremtimit të Meshës së dielës e, në ndërhyrjen e mëpasshme të policisë, kanë vdekur
30 njerëz e 50 janë plagosur. Një prift i ri është vra në elter Para “ngjarjeve
të reja të dhunës mizore që vazhdon ti bëjë copë-copë popullsitë e Lindjes së Mesme,
Papa Benedikti XVI i bëri thirrje institucioneve kombëtare e ndërkombëtare ti bashkojnë
përpjekjet e tyre “ në mënyrë që të ndalin çdo formë të dhunës”. Kjo është thirrja
që bëri Ati i Shenjtë Racinger, pas masakrës që ndodhi dje në Bagdad, gjatë ndërhyrjes
së shpejt të policisë për lirimin e besimtarëve që qenë marrë peng nga një grup terroristësh
islamikë në Kishën siriako-katolike të Sayat al-Najatit.