2010-11-01 14:51:27

Atë Vinçenc Malaj “Motra Vdekje”.


(01.11.2010 RV)Hyjtë vezullojnë e vdesin natën
ashtu si shumë sende të tjera.
S’e di se pse janë të ngrita
netët kur shuen pranvera!

N’sa unë due dritë, shumë dritë,
e shumë vezullime hyjore,
në çastin ma fatbardhë,
kur t’ ndiej si më merr për dore,
motra që asht tue ardhë
vdekja trupore!

“La Sorella morte”, marrë nga përmbledhja poetike “Papërdhokë e gurë faqokë”, Misioni Françeskan, Tuz-Malësi, Tuz 2010, fq. 58 përkthyer nga italishtja.







All the contents on this site are copyrighted ©.