2010-11-01 16:47:45

Arrestime në Jemen për pako me bomba


(01.11.2010 RV)Gjermania i ka bllokuar krejtësisht e shtetet më të mëdha të Evropës kanë vendosur kontrolle të jashtëzakonshme për të gjithë avionët, që vijnë nga Jemeni, pas arrestimit të një studenteje të mjekësisë dhe të nënës së saj, të cilat kishin postuar dy pako-bomba për në Çikago. Pakot u gjetën të premten në Britaninë e Madhe e në Dubai. Avokati i grave deklaron se ato janë të pafajshme, ndërsa sipas sigurimit amerikan, bombat ishin destinuar për dy bashkësitë hebraike të Çikagos. Pas tyre, qëndron imami radikal amerikano-jemenit, Anvar al Avlaki.







All the contents on this site are copyrighted ©.