2010-10-30 17:06:36

Kardinali i ardhshëm Robert Sarah: Afrikën mund ta shpëtojë vetëm Krishti!


(31.10.2010 RV)Ditët kalojnë e afrohet 20 nëntori, kur papa do të krijojë 24 kardinaj të rinj, në Koncistorin e tretë të papnisë së tij. Ndërmjet atyre që do të vishen me ngjyrën e kuqe, simbol i gatishmërisë për të derdhur gjakun për Krishtin, është edhe prelati afrikan, imzot Robert Sarah, nga Guinea Konakri, kryetar i Këshillit Papnor ‘Cor Unum’. Ja si i shpreh emocionet për këtë zgjedhje të Papës, në mikrofonin tonë:RealAudioMP3

Përgjigje: - Jam tepër i prekur, që Ati i Shenjtë pati për mua këtë konsideratë kaq habitëse, sepse nuk jam i denjë për t’u thirrur në detyrën e lartë të kardinalit. Është një thirrje e madhe për Kishën në Afrikë, së cilës i kujton se duhet të jetë më e pranishme në gjirin e shoqërisë afrikane, për t’ia çuar Krishtin e për të mbjellë në trojet e saj, Kryqin që shëlbon. Sepse vetëm Kryqi mund ta shpëtojë Kontinentin afrikan: jo politika, jo ekonomia. Po! Krishti mund ta shpëtojë Kishën e shoqërinë afrikane. E kjo kërkon impenjim të fortë, sepse kjo Kishë duhet të jetë e pranishme në një shoqëri tejet të vështirë.







All the contents on this site are copyrighted ©.