2010-10-30 17:05:36

Atë Vinçenc Malaj “Lumnia”


(31.10.2010 RV)Engjuj, o engjuj në qiell
unë me folë të drejtën
nuk ja u kam lakmí.
Vërtetë se lumnija e juej
âsht posá mâ e madhe
dhe qëndron në amshim,
ndërsa mue mbi tokë fati
mund t’m’ndërprehet shqim.
Megjithëkta me ju s’e ndrroj.
Unë lumninë n’këtë jetë
mund t’a meritoj!

Marrë nga përmbledhja Poetike “Papërdhokë e gurë faqokë”, Botim i Misionit Françeskan, Tuz-Malësi, Tuz 2010, fq. 34.







All the contents on this site are copyrighted ©.