2010-10-30 17:07:48

Afrohet Dita Botërore e Rinisë, 2011.


(31.10.2010 RV)Për të rinjtë e dioqezave të ndryshme, viti baritor që sapo filloi, do të jetë i ngarkuar edhe me veprimtari përgatitore për Ditën Botërore të Rinisë 2011, që do të kremtohet në Spanjë. Në të katër anët e botës kanë filluar nisma të ndryshme, që synojnë të përfshijnë të rinjtë në veprimtari formuese, në çaste lutjeje e kremtime të tjera krijuese. Sytë e mijëra të rinjve janë drejtuar nga Madridi. Po atje duhet shkuar i përgatitur. Katër janë shtyllat kryesore, mbi të cilat ngrihet kjo përgatitje: organizim, katekizëm, lutje e vëllazërim. Shumë të rinj e kanë nisur tashmë përgatitjen, duke ia kushtuar një ditë të veçantë. Atë ditë mblidhen, diskutojnë, meditojnë, luten, adhurojnë Eukaristinë. Ndërmjet lutjeve, ajo që sa më shumë të rinj t’i përgjigjen thirrjes për të marrë pjesë në tubimin e madh të Madridit, i cili do t’i shikojë, edhe një herë të rinjtë e mbarë botës të mbledhur tek këmbët e Kryqit, shtrënguar rreth Papës Benedikti XVI.







All the contents on this site are copyrighted ©.