2010-10-29 18:35:16

Ngushëllimet e Papës për vdekjen e presidentit argjentinas, Kircher.


(29.10.2010 RV)Papa shpreh hidhërimin e tij të thellë për vdekjen e ish-presidentit argjentinas Nestor Kirchner, që ndërroi jetë të mërkurën e kaluar, në moshën 60 vjeçare. Në një telegram, drejtuar bashkëshortes, presidente aktuale e Argjentinës, Kristina Kirchner, Papa e siguron se lutet për ish presidentin e ndjerë e për familjarët e tij. Në telegramin, që u bë i njohur nga nunci apostolik në Buenos Ajres, imzot Adriano Bernardini, Papa i shpreh edhe popullit të shumëdashur argjentinas, afërsinë e tij shpirtërore.
Dje, në Casa Rosada, personalitete të institucioneve të Argjentinës e të vendeve të tjera, si dhe njerëz të thjeshtë, duke pritur në radhë të gjata, bënë homazhe rreth trupit të ish-Presidentit, të cilin populli argjentinas e ka konsideruar gjithnjë si prijësin e shpëtimtarin e vet të madh.







All the contents on this site are copyrighted ©.