2010-10-29 18:34:53

Benedikti XVI do të shkojë në Kroaci në vitin 2011.


(29.10.2010 RV)Kryeipeshkvi i Zagrebit, kardinali Josip Bozaniç, njoftoi sot paradite se Benedikti XVI do të vizitojë Kroacinë në gjysmën e parë të vitit të ardhshëm. Gjatë shtegtimit, Papa do të ndalohet për t’u lutur pranë varrit të të Lumit Stepinac.
Ky njoftim i kardinalit Bozaniç u dha, pas takimit të tij me presidentin kroat, Ivo Josipoviç.
Është vizita e parë e Benediktit XVI në Kroaci. Sipas agjensisë katolike Ika, Presidenti Josipoviç njoftoi se, për të përgatitur vizitën, do të formohet një komision i përbërë nga përfaqësues të Zyrës së presidentit, të qeverisë kroate e të Kishës katolike në Kroaci.







All the contents on this site are copyrighted ©.