Papa në audiencën e përgjithshme: Evropa të ushqehet nga rrënjët e saj të krishtera
(27.10.2010 RV)“Evropa të dijë të ushqehet nga rrënjët e saj të krishtera”:
ky është urimi i Papës Benedikti XVI në përfundim të audiencës së sotme të përgjithshme,
kushtuar figurës së shën Brigjidës së Suedisë, e cila u shpall nga Gjon Pali II bashkëpajtore
e kontinentit të vjetër. Në sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan ishin të pranishëm mëse
30 mijë shtegtarë, një numër dy herë më i madh se parashikimi. “Sot paradite –
tha Papa – dua t’ju paraqes figurën, mesazhin, arsyet për të cilat kjo grua e shenjtë
ka shumë për t’u mësuar, edhe sot, Kishës e botës…Shenjtëria e Brigjidës, karakterizuar
nga dhuratat e përvojat e shumta, e bën atë një figurë të shquar në historinë e Evropës.
Me origjinë nga Skandinavia, shën Brigita dëshmon se sa thellë e ka plazmuar krishterimi
jetën e të gjithë popujve të kontinentit”. Sipas Jozef Racinger, “duke e deklaruar
bashkëpajtore të Evropës, Papa Gjon Pali II uronte që shën Brigjida, e cila ka jetuar
në shekullin XIV, kur krishterimi perëndimore nuk ishte pkagosur akoma nga përçarja,
të ndërhynte pranë Zotit për të nxjerrë hirin e bashkimit të shumëpritur e të plotë
të të krishterëve. Për këtë ndjet, që e kemi për zemër, dhe që Evropa të dijë të ushqehet
gjithnjë nga rrënjët e veta të krishtera, të lutemi, të dashur vëllezër e motra, duke
kërkuar ndërhyrjen e fuqishme të shën Brigjidës së Suedisë, dishepulle besnike e Zotit,
bashkëpajtore e Evropës”.