2010-10-25 16:04:56

Të pranishëm në Sinod, edhe Konfesionet e tjera të krishtera, sidomos ortodoksët.


(25.10.2010 RV)Në Sinod ishin të pranishme edhe konfesione të tjera të krishtera, që dërguan delegatë vëllezër. Ndërmjet tyre, edhe delegatë të Kishave ortodokse nga mbarë bota. I kërkuam mendimin për këtë asamble sinodale përfaqësuesit të Kishës ortodokse të Qipros, Papu Demostenis Demostenus, në mikrofonin tonë:RealAudioMP3

Përgjigje: - Para së gjithash, ishte një mesazh afrimi ndërmjet Kishave tona. Mesazh që premton bashkëpunim të mëtejshëm në të gjitha nivelet. Unë solla në Sinod kryesisht kujtimin emocionues të vizitës së Papës në Qipro, por edhe problemin e madh të Kishave të pushtuara në Vend, të cilat nuk janë restauruar ende e nuk janë rikthyer në jetën e tyre të krishterë, në kultin aktiv, jetë që ishte plot gjallëri deri në vitin 1974. Vizita e Papës në ishullin tonë ishte vërtet historike. Për mua, ishte fillimi i marrëdhënieve shumë më të ngushta. Këto vizita, këto takime, krijojnë me të vërtetë mundësitë për të provuar përvojën e mirëfilltë të bashkimit, ndihmojnë për përmirësimin e marrëdhënieve me metoda paqësore, që nuk kanë ekzistuar më parë në historinë e Ishullit.







All the contents on this site are copyrighted ©.