2010-10-25 16:03:53

Nuk ekziston histori pa Zot: kështu Papa në 50-vjetorin e vdekjes së teologut Erik Peterson


(25.10.2010 RV)Më 26 tetor 1960 shuhej në Hamburg, në moshën 70 vjeçare, teologu gjerman, Erik Peterson, evangjelist i kthyer në katolicizëm në vitin 1930. Paradite, në Vatikan, Papa priti në audiencë pjesëmarrësit e një Simpoziumi, që zhvillohet sot e nesër, në kujtim të teologut të madh. E mbetur në hije për një kohë të gjatë, puna e Petersonit është prej kohësh në qendër të studimeve, që e shohin si pararendëse të teologëve më të famshëm të ‘900.
Peterson, siç shpjegoi sot Benedikti XVI, i lidhur me të edhe me miqësi familjare, studioi në veçanti historinë e feve, pasi nuk arrinte t’u gjente fillin opinioneve të shumta, që mbretëronin në teologjinë evangjeliste të kohës :RealAudioMP3
“Gjithnjë e më shumë, ai bindet se nuk ekziston histori pa Zotin e se, në këtë histori, Kisha zë një vend të veçantë e ka një domethënie të përcaktuar mirë. Po citoj atë vetë: “Fakti që ekziston Kisha e që ajo themelohet në një mënyrë krejt të veçantë është i lidhur ngushtë me faktin se ekziston një histori, që përcaktohet nga teologjia. Kisha e merr nga Zoti detyrën për t’i udhëhequr njerëzit nga një ekzistencë e kufizuar dhe individuale në bashkësinë universale”, nga e natyrshmja në të mbinatyrshmen, nga çasti në plotësimin e fundit të kohëve”.
 







All the contents on this site are copyrighted ©.