2010-10-25 16:02:31

Më 31 tetor, në Shën Athanas, Meshë për shpirtin e Mons. Eleuterio Fortinos


(26.10.2010 RV)Të dielën e ardhshme, më 31 tetor 2010, në Kishën katolike të ritit grek, kushtuar Shën Athanasit, në Via del Babuino, 149, Romë, do të kremtohet Liturgjia Hyjnore si dhe një Trisaghion (Lutje për të vdekurit), në kujtim të arkimandritit Eleuterio Françesko Fortino, 40 ditë pasi ndërroi jetë.
Ditën e fundit të tetorit, kufi simbolik, që ndan muajin e Rruzares nga muaji kushtuar të vdekurve si dhe përkujtimit të Pavarësisë së Shqipërisë, emri i paharrueshëm i Monsinjor Fortinos i fton përsëri shqiptarët të mblidhen për t’u lutur për shpirtin e tij.
E lutja nuk mund të mos shoqërohet me kujtimet e rrugës së gjatë të fesë e të atdhedashurisë, që përshkuan me Meshtarin, pikërisht përbri kësaj Kishe, ku 40 ditë më parë i dhanë lamtumirën e fundit.
I përjeshtëm qoftë kujtimi i Tij e i denjë për Lumturitë qiellore. Pushoftë në paqe!







All the contents on this site are copyrighted ©.