Familja, edukimi, ambienti, në qendër të takimit të Papës me presidentin e Seisheleve
(25.10.2010 RV)Benedikti XVI priti sot paradite në audiencë presidentin e Republikës
së Seisheleve, Xhejms Aliks Miçëll. Pasi shprehën kënaqësinë për marrëdhëniet e përzemërta
dypalëshe, informon Salla e Shtypit e Vatikanit, të dy shkëmbyen opinione mbi temat
me interes të përbashkët. Në veçanti, u ndalën në bashkëpunimin e impenjimin për mbrojtjen
e dinjitetit njerëzor, sidomos në fusha me rëndësi të madhe shoqërore, si familja,
edukimi i rinisë dhe mbrojtja e ambientit. Pas Papës, presidenti i Seisheleve, u takua
me kardinalin, sekretar të shtetit, Tarçizio Bertone dhe me sekretarin e Vatikanit
për Marrëdhëniet me Shtetet, imzot Dominik Mambertì.