2010-10-25 16:04:31

Atë Lombardi: për ta kuptuar Sinodin, duhet të mbështetesh tek Mesazhi


(25.10.2010 RV)Drejtori i Sallës së Shtypit të Vatikanit, atë Federiko Lombardi, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, u ndal në mënyrë të veçantë tek vërejtjet e një përfaqësuesi të qeverisë së Izraelit që, duke marrë shkas nga pohimet e veçanta të disa Etërve sinodalë, e akuzoi Sinodin për qëndrime anti-izraelite. “Në se dëshiron të kesh një ide përmbledhëse për qëndrimet e Sinodit, nënvizoi atë Lombardi, aktualisht duhet të mbështetesh tek “Mesazhi”, që është i vetmi tekst i përbashkët, i shkruar e i miratuar nga Sinodi pak ditë më parë. Duhet pasur parasysh, shtoi, se kemi edhe një pasuri e një larmi të madhe kontributesh, që dhanë Etërit sinodalë, të cilat megjithatë, nuk duhen marrë më vete, duke i konsideruar si zë i Sinodit në tërësi. Vlerësimi i përgjithshëm i Sinodit dhe i punimeve të tij, sipas fjalëve të Atit të Shenjtë e opinionit të përgjithshëm të pjesëmarrësve dhe të vëzhguesve, përfundon atë Lombardi, duket thellësisht pozitiv.







All the contents on this site are copyrighted ©.