2010-10-24 16:30:50

Papa Etërve sinodalë: Kisha katolike bashkon larmitë në polifoninë e fesë së vetme; e Vërteta nuk cakton kufij.


(24.10.2010 RV)Kisha është katolike, sepse universale, sepse bashkon larmitë, në polifoninë e së vetmes fe: kjo është sinteza e fjalëve që tha dje Benedikti XVI, në drekën tradicionale, shtruar në Vatikan, në përfundim të punimeve sinodale.
Ishte një takim festiv, dje, në tremen e Sallës së Palit VI, në Vatikan. Sekretari i përgjithshëm i Sinodit të ipeshkvijve, imzot Nikola Eteroviç, i paraqiti Benediktit XVI të dhënat kryesore të punimeve, në të cilat morën pjesë 173 Etër sinodalë. Patriku i Sirëve, Injac Josifi III Junan, kryetar-delegat i Sinodit, pohoi se tani përfaqësuesit e Kishave Lindore do të marrin rrugën e kthimit në trojet e tyre, për ta kumtuar Ungjillin pa frikë, me dashuri e vërtetësi. Papa theksoi se dhurata më e bukur e Sinodit ishte bashkimi, në larminë e Kishave të Lindjes, një bashkim që bëhet dëshmi:RealAudioMP3
“Pamë pasurinë, larminë e këtij bashkimi. Jeni Kisha të riteve të lashta e të ndryshme që, megjithatë, formojnë, së bashku me ritet e tjera, një Kishë të vetme katolike. Është gjë e bukur ta shikosh këtë katolicitet të vërtetë, kaq të pasur me larmi, kaq të begatë me mundësi, me kultura të ndryshme e, megjithatë, të vëresh se pikërisht kështu rritet polifonia e një feje të vetme, e një bashkimi të vetëm të zemrave, të cilin vetëm Zoti mund ta japë”.
Bashkimi katolik, vijoi Ati i Shenjtë, është bashkim i hapur, dialogues, që e shtrin pambarimisht dorën, për të shtrënguar dorën e vëllezërve të Kishës ortodokse e të bashkësive të tjera të krishtera, me vetëdijen se të gjitha ‘janë të bashkuara në Krishtin, pavarësisht nga ndarjet e jashtme”. E kjo, sepse e Vërteta nuk cakton kufij, përkundrazi, hap përherë horizonte të reja:
Prandaj dialoguam edhe me vëllezërit myslimanë e me vëllezërit hebrenj, të gjithë së bashku, me përgjegjësi të lartë për dhuratën e paqes, për paqen pikërisht në këtë pjesë të tokës së bekuar nga Zoti, djep i krishterimit e edhe i feve të tjera. Duam ta vijojmë ecjen në këtë udhë me forcë, me butësi e me e përvujtëri, por edhe me guximin e së vërtetës, me dashurinë, e cila i hap të gjitha zemrat”.







All the contents on this site are copyrighted ©.