2010-10-21 15:38:28

Papa Racinger i rekomandon shoqërisë rumune integritet, ndershmëri dhe drejtësi, në 20-vjetorin e kthimit të demokracisë.


(21.10.2010 RV)Integritet, ndershmëri dhe drejtësi: këto janë tri virtytet themelore për të drejtuar si duhet shoqërinë e sotme tepër të ndërlikuar që Papa ua rekomandoj rumunëve në fjalimin mbajtur gjatë audiencës rezervuar sot për paraqitjen e letrave kredenciale ambasadorit të ri të Rumanisë pranë Selisë së Shenjtë Bogdan Tataru – Kazaban.
20 vjet më parë, kujtoi Benedikti XVI “Rumania vendosi të shkruaj një faqe të re të historisë së vet. “Po shumë vite jetë nën zgjedhën e një ideologjie totalitariste lënë plagë të thella në mendësinë, në jetën politike-ekonomike dhe të individëve”. Por pas kohës së euforisë dhe të lirisë, Rumania “u impenjua me vendosmëri – theksoi Papa Benedikti XVI – në procesin e rindërtimit dhe të shërimit të plagëve,” dhe “hyrja e saj në Bashkimin Evropian shënoi një etapë të rëndësishme në kërkimin e demokratizimit të vërtetë.” Sidoqoftë, tani “duhet të vazhdohet në thellësi me këtë përtëritje. Sfidat e reja për t’u përballuar janë të shumta.” në mënyrë që shoqëria rumune të mos bazohet katërcipërisht vetëm tek kërkimi i mirëqenies dhe tek joshja e fitimit, pasojë kjo e kuptueshme pas një periudhe 40-vjeçare varfërie.” Këndej edhe thirrja që “integriteti, ndershmëria dhe drejtësia” të mbizotërojnë në të gjitha fushat e shoqërisë rumune, duke dhënë kështu një “ndihmesë efikase në rilindjen e indit politik, ekonomik dhe shoqëror në botën bashkëkohore gjithnjë e më të ndërlikuar.” – përfundoi Papa Benedikti XVI.







All the contents on this site are copyrighted ©.