2010-10-20 13:39:48

Papa emëron 24 kardinaj të ri e shpall konçistorin e ardhshëm


Sot në mbarim të audiencës së përgjithshme mbajtur në Vatikan para 40 mijë besimtarëve e shtegtarëve të ardhur nga Vende të ndryshme të botës, Papa Benedikti XVI shpalli me gëzim mbajtjen e konçistorit të tretë të rregullt publik të papnisë së tij për krijimin e një grupi të kardinajve të ri. Ceremonia gjatë së cilës kardinajtë e ri do të marrin simbolet kardinalore, si kësulën e kyçe, do të zhvillohet më 20 nëntorin e ardhshëm në Vatikan.
Papa ka emëruar 24 kardinaj të ri, prej tyre 20 kanë të drejtën e votës e 4 jo pasi i kanë kaluar 80 vjetët. Mase 40 mijë besimtarët e pranishëm në audiencën e përgjithshme, e pritën me entuziazëm shpalljen e konçistorit të ardhshëm nga Papa për krijimin e 24 kardinajve të ri. Benedikti XVI tha se “në listën e kardinjave të ri pasqyrohet universaliteti i Kishës; kardinaj vijnë prej pjesëve të ndryshme të botës e zhvillojnë detyra të ndryshme në shërbim të Kishës, të Selisë së Shenjtë e në kontakt të drejtpërdrejtë me Popullin e Zotit si Etër e Barinj të Kishave vendore”. “Ju ftoj, u tha Papa në përfundim besimtarëve, ti lutën Zotit për kardinajtë e ri, duke kërkuar ndërmjetësimin e posaçëm të Shenjtënueshëm Nënës së Zotit, në mënyrë që misioni i tyre në Kishë të jetë i frytshëm”.
Ja lista e kardinajve të ri:
FORTUNATO BALDELLI
FRANCESCO MONTERISI
GIANFRANCO RAVASI
VELASIO DE PAOLIS
MAURO PIACENZA
PAOLO SARDI
PAOLO ROMEO
ANTONIOS NAGUIB
ROBERT SARAH
RAYMOND LEO BURKE
KURT KOCH
REINHARD MARX
KAZIMIERZ NYCZ
DONALD WILLIAM WUERL
LAURENT MONSENGWO PASINYA
ALBERT MALCOLM RANJITH PATABENDIGE DON
MEDARDO JOSEPH MAZOMBWE
RAUL EDUARDO VELA CHIRIBOGA
RAYMUNDO DAMASCENO ASSIS
ELIO SGRECCIA,
DOMENICO BARTOLUCCI
WALTER BRANDMUELLER,
JOSE' MANUEL ESTEPA LLAURENS







All the contents on this site are copyrighted ©.