2010-10-19 17:40:35

Çeçeni: vritet të gjithë rebelët e sulmit kundër parlamentit në Grozni.


(19.10.2010 RV)“Të gjithë terroristët që sulmuan parlamentin u vranë nga forcat qeveritare”. Kështu deklaroi zëdhënësi i Parlamentit çeçen Zelim Jahihanov. “Operacioni përfundoi dhe të gjithë terroristët u neutralizuan.” – vijoi zëdhënësi i Groznit.
Sot paradite, katër a pesë rebelë anti-rusë, numri nuk është ende e saktë, sulmuan parlamentin e Çeçenisë, duke vrarë katër vetë, tri roje dhe një civil dhe duke plagosur 13 të tjerë. Njëri prej tyre u hodh në erë mu në hyrje të parlamentit, ndërsa të tjerët hynë në ndërtesën e parlamentit dhe morën peng disa vetë. Operacioni kundër terroristëve u drejtua nga vetë presidenti i parlamentit çeçen Ramzan Kadirov.







All the contents on this site are copyrighted ©.