2010-10-19 15:13:49

Përurohet në Tiranë “Rruga e Mijëvjeçarit të Paqës” kushtuar së Lumes Nënë Tereze.


(19.10.2010 RV)Sot paradite në Tiranë presidenti i Republikës Bamir Topi, kryeministri Sali Berisha dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës Edi Rama, përuruan fillimin e ndërtimit të një rruge të re në Tiranë, quajtur “Rruga e Mijëvjeçarit të Paqës”. Kjo rrugë e re e kryeqyteti i kushtohet së Lumes Nënë Terezë, e cila u pat shpallur e Lume pikërisht si sot shtatë vjet më parë nga Papa Gjon Pali II.
Në fjalën e vet presidenti Topi vuri në dukje se Nënë Tereza, Gonxhe Bojaxhiu, me jetën dhe me veprat e veta ndërtoi një rrugë që shërben si bazë e qytetërimit tonë dhe e dëshirës së vazhdueshme të popujve – atë të paqës. Prandaj rrugën e saj që simbolikisht mund ta quajmë të paqës, populli shqiptar deshi ta kontretizojë me një rrugë që me të vërtetë është emërtuar si “Rruga e Paqës”.
Më tej në fjalën e tij presidenti Topi theksoi se çdo shqiptar e ka për detyrë të zbatojë doktrinën e Nënë Terezës, atë të dashurisë dhe të paqës.
Rruga është e gjatë 2.7 km dhe zë fill tek liqeni artificial në Tiranë. Anash saj do të vendos pllaka me mbishkrime nga 28 njerëz të shquar të të gjithë botës.







All the contents on this site are copyrighted ©.