2010-10-19 16:02:50

Ban Ki Mun në Strasburg në 60-vjetorin e Konventës Evropiane të të drejtave të njeriut.


(19.10.2010 RV)RealAudioMP3 Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Ban Ki Mun vizitoi sot institucionet evropiane në Strasburg me rastin e 60-vjetorit të Konventës Evropiane të të drejtave të njeriut, që do të kremtohet më 4 nëntor. E vërtetë se kremtohet ky vit jubilar por Evropa i diskuton edhe për ndryshimet që duhet bërë tashmë. Për të kuptuar më mirë cilat janë sfidat në fushën juridike, në mikrofonin tonë flet, drejtori i Qendrës Evropiane për Ligjin dhe Drejtësinë Gregor Pupink:

Përgjigje: Mendoj se rreziku themelor, vështirësia kryesore – përveç vështirësive konkrete të organizimit të punës të Gjykatës – qëndron në shndërrimin rrënjësor të shoqërisë evropiane që është e gjithnjë e më e ndërlikuar. Konventa Evropiane e të drejtave të njeriut lindi në vitet ’40, në një kohë kur Evropa ishte, – në pikëpamje kulturore, fetare, seksologjike dhe etnike, – mjaft homogjene. Konventa, pra, lindi për “kontinentin evropian”, ishte rrezatim i qytetërimit të krishterë evropian. Sot ky qytetërim vazhdon të ekzistojë, ndonëse në një mënyrë më pak të dukshme dhe është shumë më e vështirë të zbatohen parimet e Konventës në një shoqëri të shkërmoqur. Si mund të mendohet të zbatojmë të njëjtën normë në lidhje me çështjen e lirisë fetare, për shembull, si për besimin e krishterë që i ka dhënë formën qytetërimit evropian me zakonet dhe marrëdhëniet ndërmjet njerëzve që frymëzon, si për disa aspekte të islamit? Praktikisht është e pamundur, sepse natyrisht disa praktika të feve të tjera janë larg nga kultura evropiane dhe vetë evropianëve mund t’u duken në kundërshtim me të drejtat e njeriut. Po në të njëjtën kohë, këto praktika kërkojnë mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Pra, në dritën e zhvillimit dhe të ndryshimeve që ndodhin në shoqëri, të drejtat që u patën përpunuar nuk janë gjithnjë e më kollaj të zbatueshme në praktikë, në mënyrë të vetvetishme dhe të drejtëpërtdrejtë, siç ishin në kohën kur pati lindur vetë Konventa. (...)







All the contents on this site are copyrighted ©.