2010-10-19 17:29:46

Afganistan: Përfundoi në Romë takimi me Afganistanin dhe Iranin. “Tranzicioni i vendit është i pakthyeshëm.”


(19.10.2010 RV)Zgjidhja ushtarake për Afganistanin e ka kryer tashmë misionin e vet. Perëndimi por edhe vendet islamike janë të mendimit se ka “ardhur koha për një “përpjekje politike” për të lehtësuar kalimin e kompetencave nga forcat e koalicionit tek qeveria afgane. Bëhet fjalë për një tranzicion të pakthyeshëm i cili do të fillojë në 2011 por do të shkojë përtej 2014. Në këto përfundime doli takimi që u mbyll sot në Romë për stabilitetin e Afganistanit me pjesëmarrjen për herë të parë të të dërguarit të Iranit Al Hosaini, të të dërguarve të presidentit Obama, Riçard Holbruk, dhe përfaqësuesit të sekretarit të OKB-së Stefano de Mistura. Ajo çka ndikoi që çështja e stabilitetit të Afganistanit të merrte më shumë kuptim politik sesa ushtarak ishte gjithashtu edhe fakti se Gjen. David Petraues, komandant i forcave ISAF në vend, ndonëse mori pjesë në punime, nuk u takua me gazetarët e nuk mori pjesë as në mbylljen e punimeve. Takimi i Romës u cilësua si sukses nga gazeta Nju Jork Tajms. Sipas saj, ky takim e “mohoi teorinë e përplasjes së qytetërimeve” në Afganistan, e cila mbrohet aq shumë nga Al Kaeda.







All the contents on this site are copyrighted ©.