2010-10-19 09:02:14

111-vjetori i lindjes së martirit të kohës së komunizmit Atë Gjon Faustit


(19.10.2009 RV) Emrin e jezuitit Atë Faustit tani mund ta lexojmë në kalendarin e Kishës universale. Njihet si martir i Kishës katolike gjatë persekutimit fetar në Shqipërinë komuniste; konsiderohet si pararendës i dialogut islamiko –kristian e si dëshmitar i dashurisë së krishterë e i fesë në kohët tona.
Janë vetëm disa nga titujt që i njihen nga bibliografia tejet e pasur, e cila flet për jetën dhe veprimtarinë misionare të jezuitit martir, lindur në Broco, pranë Breshias (Itali) më 19 tetor 1899 e pushkatuar nga komunistët më 4 mars 1946 në Shkodër (Shqipëri) te Zalli i Kirit, pas mureve të varrezës së Rrëmajit, ku jehoi e jehon ende brohoritja e tij dhe e martirëve të tjerë shqiptarë, që i ranë përkrah për fe e atdhe: “Rrënoftë Krishti Mbret! Rrënoftë Shqipëria”.
Me sjelljen e me guximin e tij, Atë Fausti u dëshmoi si të krishterëve, ashtu edhe myslimanëve të Shqipërisë, se ata që besojnë në Zotin e në jetën e pasosur, nuk janë skllevër të kënaqësive të kësaj bote, skllevër të etjes për pushtet, për sukses, për pasuri, por janë në gjendje ta përballojnë me qetësi e guxim vdekjen për t’i qëndruar besnikë një ideali të vetëm, të pavdekshëm, atij të Ungjillit e të vëllazërimit.







All the contents on this site are copyrighted ©.