2010-10-18 15:33:41

Benedikti XVI i kërkon ambasadorit të ri të Kolumbisë që vendi të respektojë ligjin natyror


(18.10.2010 RV)Të respektohet ligji natyror: këtë i kërkoi Benedikti XVI ambasadorit të ri të Kolumbisë, Sezar Mauricio Velaskez Osa, të cilin e priti sot paradite në audiencë për paraqitjen e Letrave Kredenciale.
“Kisha në Kolumbi nuk kërkon asnjë privilegj”, sqaroi Papa, pavarësisht se prej vitesh ajo merret me edukimin e brezit të ri, me kujdesin për të sëmurët e të moshuarit, punon për respektimin e popujve indigjenë dhe të traditave të tyre të ligjshme, për çrrënjosjen e varfërisë, të trafikut të drogës dhe të korrupsionit, kujdeset për të burgosurit, të braktisurit, emigrantët e punëtorët si edhe ndihmon familjet në nevojë.
Duke kujtuar se këtë vit bie 165-vjetori i marrëdhënieve ndërmjet Selisë së Shenjtë dhe Kolumbisë, Papa e bëri të qartë se kusht për një bashkëpunim të frytshëm është respektimi i ligjit natyror nga ana e autoriteteve për mbrojtjen e jetës dhe të dinjitetit njerëzor, për zhvillimin e familjes së bazuar mbi martesën dhe të së drejtës së anëtarëve të saj për të marrë edukimin që dëshirojnë.







All the contents on this site are copyrighted ©.