Liturgjia e Fjalës së Zotit e dielës së 29-të gjatë vitit ‘C’
Ja përsëri në takimin tonë javor të së shtunës me Fjalën e Zotit të së dielës, kësaj
radhe do të dëgjojmë e meditojmë së bashku leximet biblike të liturgjisë hyjnore të
dielës së 29-të gjatë vitit kishtar, ciklit të tretë sipas kalendarit të liturgjisë
kishtare. Tema kryesore e leximeve biblike të kësaj së diele, dëgjues të nderuar,
është urata apo lutja, ngushtë e lidhur me temën e fesë e të Fjalës së Zotit. Pra,
liturgjia e kësaj së diele është një katekizëm biblik mbi mënyrën e të luturit që
duhet të karakterizon uratën e besimtarit. Leximet biblike na paraqesin personalitete,
njerëz të shquar në lutje para Hyjit, na paraqesin rëndësinë e qëndresën e lutjes.
Në mënyrë të veçantë shëmbëlltyra e Ungjillit të kësaj së diele nga Luka na ofron
aspektet teologjike të lutjes, duke nënvizuar qëndresën në uratë, sepse pikërisht
në lutje pa pushim besimtari shpreh besimin, besnikërinë dhe aderimin e tij ndaj Zotit:
“Jezusi u tregon nxënësve të vet një shëmbëlltyrë mbi domosdoshmërinë e lutjes së
përhershme, të lutjes së thënë pa u lodhur (Lk 18,1). Lutja është urë komunikimi
mes njeriut e Zotit, mes krijesës e Krijuesit, mes tokësores e qiellores, mes njerëzores
e hyjnores. Sikur Moisiu, njeriu nuk lutet vetëm për vete, nuk e hap për vete
kanalin e lidhjes me Zotin por me Të e lidhë njerëzimin mbarë, lutët për mbarë njerëzimin.
Sikur Jezu Krishti që ndërmjetëson për ne pranë Atit Qiellor, kështu edhe i krishteri
përmes uratës duhet të ndërmjetësoi për botën mbarë. Të lutësh do të thotë ta mendosh
e kujtosh Zotin duke e dashur. Lutja është frymëmarrje e fesë; një i krishterë që
nuk lutet nuk ka fe. Lutja pastaj ushqehen e mbështetët nga besimi që urata, herët
a vonë, do të sjell fryte. Ti lutësh Zotit nuk është kurrë humbje kohe, nuk është
tjetërsim nga realiteti i përditshëm, por impenjim në realitetin e çdo dite me forcën
e Zotit, do të thotë të veprosh në mënyrë që realiteti të jetohet e ndërtohet përherë
për të mirën e njeriut. Të lutësh do të thotë të vihesh në mënyrë të qartë e të
dukshme në dritën e Zotit, për të njohur e pranuar vetveten ashtu siç jemi: nevojtarë
për Atë, për shenjtërinë e tij, për dashurinë e tij, për përdëllimin e tij, për fuqinë
e tij hyjnore në mënyrë që të mund të realizojmë planin e tij, e të jetojmë në përkim
me të Birin e Tij Jezu Krishtin, të kryqëzuarin e të Ngjallurin. Liturgjia e Fjalës
Leximi i parë Dal 17, 8-13
Hyji që ka
thirrur Izraelin dhe e ka bërë të dalë nga Egjipti është një Hyj që ushqen popullin
e tij kur ka uri, i shuan etjen kur ka etje dhe e mbështet kur ekzistenca e tij është
e kërcënuar. Por Hyji nuk shpëton njeriun pa njeriun, dhe Moisiu e di mirë, duke
u bërë ndërmjetësi para Hyjit për të fituar fitoren e popullit të tij.
Leximi
prej Librit të Daljes
Në ato ditë, erdhi Amaleku, për të luftuar kundër
Izraelit në Rafidim. Moisiu i tha Jozuehut: “ Zgjedh disa burra dhe dil e lufto kundër
Amalekut. Nesër unë do të qëndroj në majë të kodrës me shkopin e Hyjit në dorë.” Jozuehu
bëri siç urdhëroi Moisiu dhe doli në luftë kundër Amalekut, kurse Moisiu, Aroni dhe
Huri u ngjitën në majën e kodrës. Kur Moisiu i çonte duart lartë, Izraeli ishte
më i fortë; por kur i ulte, përparonte Amaleku. Porse Moisiut i ishin lodhur duart.
Ata morën një gur, e vunë nën të, e Moisiu u ul në të; Aroni e Huri ia mbanin duart,
njëri nga njëra e tjetri nga tjetra anë. Kështu duart e tija qëndruan lart deri në
perëndim të diellit e Jozuehu e mundi me teh të shpatës Amalekun dhe popullin e tij.
Fjala e Zotit.
Psalmi 121
Ndihma jonë vjen prej Zotit -----
----- ----- Sytë e mi i ngre drejt maleve: prej nga do të më vijë mua ndihma? Ndihma
ime vjen prej Zotit, i cili krijoi qiellin e tokën. ----- ----- ----- S’do
të lejojë që të merren këmbët, nuk do të kotet ai që të ruan. Jo, s’do të kotet
as s’do të flejë ai që e ruan Izraelin. ----- ----- ----- Zoti është
rojtari yt, Zoti është hija jote, Zoti është në të djathtën tënde! Dielli nuk
do të të bëjë keq ditën, as hëna natën. ----- ----- ----- Zoti do të
të ruajë nga çdo e keqe, Zoti do ta ruajë jetën tënde. Zoti do të ruajë vajtjet
e ardhjet e tua që tani e përgjithmonë e jetës. ----- ----- -----
Leximi
i dytë 2 Tim 3, 14 – 4, 2
Pali na nxit të ushqejmë besimin duke lexuar Shkrimet
e Shenjta dhe të shpallim Fjalën e Hyjit pa frikë. Lexohet Bibla jo për tu mbyllur
në një burg, por për të zbuluar së bashku me vëllezërit planin e Hyjit në histori.
Bibla lexohet duke ecur me të tjerët. Të shpallësh fjalën do të thotë të dialogosh
për të mësuar njëri-tjetrin.
Lexim prej Letrës së dytë të shën Palit apostull
drejtuar Timoteut
Fort i dashur, qëndro në mësim që ke marrë dhe në atë
që t’u besua duke e ditur se prej kujt i mësove dhe se qysh prej fëmijërisë e njeh
Shkrimin shenjt, i cili është i aftë të japë dijen që çon në shëlbim me anë të fesë
në Jezu Krishtin. I tërë Shkrimi shenjt, E frymëzuar prej Hyjit, është i dobishëm
për të mësuar, për të bindur, për të ndrequr, për të edukuar në drejtësi, që njeriu
i Hyjit të jetë i përsosur, i përshtatur për të kryer çdo vepër të mirë. Po të
përbej para Hyjit dhe para Krishtit Jezus, i cili do të gjykojë të gjallët e të vdekurit:
pash ardhjen e tij dhe Mbretërinë e tij, predikoje fjalën, nxit në rast të volitshëm
dhe në rast të pavolitshëm, këshillo, qorto, urdhëro me plot duresë dhe mësim! Fjala
e Zotit.
ALELUJA, aleluja. Shpresoj në Zotin, shpresoj në fjalën
e tij. Aleluja.
Ë Ungjilli Lk 18, 1-8
Të lutesh pa u lodhur
do të thotë të pranosh ngadalësinë e rritjes së Mbretërisë, në fakt edhe Hyji e pranon.
Lutja bëhet kështu një mjet për të treguar se kush është Hyji dhe si sillet Ai ndaj
njerëzve. Hyji na pret pa pretenduar të gjejë akoma besimin në njeriun. Edhe i krishteri
që lutet është në pritje pa qenë i sigurt nëse ka arritur qëllimin e tij.
Leximi
i Ungjillit shenjt sipas Lukës
Në atë kohë, Jezusi u tregoi nxënësve të
vet shëmbëlltyrën sesi duhet të lutemi gjithmonë e kurrë të mos pushojmë. Ai tha:
“Ishte në një qytet një gjykatës që Hyjin nuk e druante e për njerëz nuk e çante kryet.
Po në atë qytet ishte edhe një grua e vejë, e cila shkonte shpesh tek ai dhe i lutej:
‘Më mbro prej kundërshtarit tim!’ Por ai s’qe në kujdes për një kohë të gjatë. Dikur
tha vetë me vete: ‘Edhe pse s’e druaj Hyjin e për njerëz nuk e nxej kryet, megjithatë,
pasi kjo grua e vejë po më trazon, do ta mbroj që të mos vijë më të më mërzisë prore’.”
Zotëria vazhdoi: “Dëgjoni ç’thotë gjykatësi i padrejtë! Vallë, Hyji a nuk do t’i
mbrojë të zgjedhurit e vet që i kërkojnë ndihmë ditë e natë? Po a do të vonojë ndoshta
me çështjen e tyre? Unë po ju them: do të ngritët me nxitim për t’u ardhur në ndihmë
atyre! Por, kur të vijë Biri i njeriut, a thua do të gjejë fe mbi tokë?” Fjala
e Zotit. Më shumë mbi liturgjinë e Fjalës së Zotit të dielës së 29-të gjatë
vitit kishtar, mund të dëgjoni këtu........