2010-10-15 18:02:04

Kosova do t’i bëjë zgjedhjet e parakohshme më 13 shkurt 2011


(15.10.2010 RV)Kosova do t’i mbajë zgjedhjet parlamentare të parakohshme më 13 shkurtin e ardhshëm. Lajmin e dha kreu i parlamentit, Jakup Krasniqi, i cili zëvendëson në detyrë presidentin Fatmir Sejdiu. Ky i fundit dha dorëheqjen pasi Gjykata Kushtetuese e deklaroi të papajtueshme detyrën e presidentit me atë të kryetarit të partisë LDK. Bisedimet Beograd-Prishtinë do të fillojnë vetëm pas formimit të qeverisë së re.







All the contents on this site are copyrighted ©.