2010-10-15 17:11:02

Dhimitër Berati, në përvjetorin e lindjes.


Më 15 tetor 1886 lindi në Korçë Dhimitër Berati, atdhetar, politikan e publicist. Punoi disa kohë si mësues i gjuhës shqipe, ndërkohë mori pjesë në Kongresin e Elbasanit dhe në Kongresin II të Manastirit.
Ishte i pranishëm në Kuvendin Kombëtar të Vlorës më 1912, më pas qe delegat në Kongresin e Paqes në Paris, përkrah Imzot Bumçit e Atë Fishtës; para vendosjes së diktaturës drejtoi ministri të ndryshme në disa qeveri si dhe gazetën "Përlindja e Shqipërisë".
U detyrua të largohej nga atdheu nën kërcënimin e diktaturës. U vendos në Romë, ku bashkëpunoi me pjesën më të përparuar të mërgatës dhe me revistën "Shejzat" të Ernest Koliqit.







All the contents on this site are copyrighted ©.