2010-10-14 15:36:56

Sinodi mbi Lindjen e Mesme: Kisha në këtë rajon i përngjan bashkësisë së parë të krishterë.


Në Vatikan po vijojnë punimet e Sinodit të ipeshkvijve kushtuar Lindjes së Mesme me temë “bashkimi e dëshmia”. Sot, në qendër të Kongregatës së gjashtë të përgjithshme të punimeve, që u zhvilluan në praninë e Papës, ishte tema e barazisë të të drejtave dhe përforcimi i sistemit të komunikimit.
Ne si besimtarë të Lindja e Mesme kemi të drejtë të shpresojmë e të presim shumë nga ky Sinod: kështu thanë njëzëri Etërit sinodal duke ripohuar se rajoni i tyre kalon nga momenteve të vështira e të errëta në momente plot dritë e shpresë.
Nëse është e vërtetë se në Liban, Kisha ka një rol të rëndësishëm e në disa Vende të Gjirit Persik regjistrohen Kisha të reja ose në Arabinë Saudite ku inkurajohen takimet ndërfetare, po kështu është e vërtet se aty ku Islami është fe Shtetërore, në këto Shtete mungon liria fetare për komunitetet tjera fetare që nuk i përkasin islamit, ligjet për emigrimin janë kufizuese e nuk lejojnë njerëz të krishterë e të feve tjera, e për ata pak të krishterë që ekzistojnë njehet mungesa e priftërinjve.
“Si të krishterët e shekujve të parë, edhe ne sot ballafaqohemi me sfida që duken të pakapërcyeshme e mundësitë tona për t’ia dal mbarësh duken të kufizuara”. Me këto fjalë, shqiptuar sot gjatë Sinodit të Ipeshkvijve mbi Lindjen e Mesme, ipeshkvi maronit i Brooklynit, Gregory John Mansour, bëri një paralelizëm mes situatës së vështirës të të krishterëve në rajon e asaj të bashkësive të para të krishtera në zanafillën e Krishterimit,m duke inkurajuar besimtarët e krishterë të gjejnë në fe mbështetjen e forcën kundër çdo vështirësie e tundimi. Sipas ipeshkvi Mansour “këta të krishterë janë ‘krip e tokës’ e ‘dritë e botës’. “Ndoshta nuk do t’ia dalim mbarësh ti bindim me fjalë myslimanët fqinjë apo hebrenjtë se prania e jonë e krishterë është më të vërtet një bekim edhe për ata – shtoi ipeshkvi maronit-, po sidoqoftë kemi gjithmonë në dispozicion të njëjtin ilaç që i ka ndihmuar të krishterët e parë për të mbijetuar e për t’i kapërcyer të gjitha sfidat: pjesëmarrja në Shpirtin e Shenjtë të Zotit dhe dashuria apostolike mes nesh, kanë pushtetin e fuqinë të na bëjnë të aftë të jemi ‘një zemër e një shpirt i vetëm”.







All the contents on this site are copyrighted ©.