2010-10-14 17:35:25

Ahmadinexhadi viziton Libanin. Takime me Haririn dhe politikanë të tjerë.


(14.10.2010 RV)Kryeministri libanez Saad Hariri u takua sot paradite në Bejrut me kryeministrin iranian Mahmud Ahmadinexhad, i cili është mbështetësi kryesor i hezbollahëve, që janë kundërshtarë kryesorë politikë të Haririt.
Bëhet e ditur se tema kryesore e takimit ishte çështja e Gjykatës Speciale që merret me hetimet për vrasjen e Rafik Haririt, babait të kryeministrit të tashëm libanez, ekzekutuar më 14 shkurt 2005 në Bejrut. Hezbollahët duan që kryeministri libanez të heqë dorë nga Gjykata Speciale me seli në Hollandë dhe nga trupi gjykues që drejtohet nga gjykatësi italian Antonio Kasese sepse, sipas hezbollahëve, hetimet nuk janë veçse një plan i kurdisur nga izraelitët.
Dje, Ahmadinexhadi i mbështeti pretendimet e hezbollahëve në mënyrë të tërthortë duke deklaruar: “Në Liban u vra një mik (Rafik Hariri). E tani, duke sajuar informata dhe duke e manipuluar sistemin gjyqësor, ata (vendet perëndimore) po akuzojnë të tjerë miq për këtë krim.”







All the contents on this site are copyrighted ©.