2010-10-13 19:02:31

Republika Çeke: kryetari i ipeshkvijve flet për ratifikimin e traktatit ndërmjet Selisë së Shenjtë e Shtetit.


(13.10.2010 Kryetari i Konferencës ipeshkvnore çeke (Cec), imzot Dominik Duka, uron që të sqarohen plotësisht të gjitha çështjet, që kanë të bëjnë me marrëdhëniet ndërmjet Kishës e Shtetit. E pohon këtë në një intervistë, dhënë agjensisë katolike të shtypit KNA, në Berlin. Prelati pohon se po përgatitet ratifikimi i traktatit ndërmjet Pragës e Selisë së Shenjtë, që nuk u realizua në vitin 2002. Imzot Duka sqaron edhe se komisionet përgjegjëse po përfundojnë ngadalë sqarimet lidhur me çështjet që kanë të bëjnë me të drejtat e pronësisë”.
Ka ende vështirësi për të gjetur një model të marrëdhënieve ndërmjet Kishës e Shtetit, shpjegoi kryeipeshkvi i Pragës. Prelati ka përvojën e gjallë të 40 vjetëve të diktaturës, e cila bëri çmos ta largonte shoqërinë nga Kisha. Komunistët, thekson kryeipeshkvi i Pragës, krijuan edhe një sërë paragjykimesh, të cilat Kisha nuk është ende në gjendje t’i zhdukë plotësisht. Gjithsesi, shtoi, kjo nuk do të thotë se marrëdhëniet Shtet-Kishë karakterizohen nga urrejtja ose nga antiklerikalizmi. Kisha, përfundoi Imzot Duka, luan një rol domethënës në jetën e vendit.







All the contents on this site are copyrighted ©.