Edicioni V i garës së vrapimit në favor të një miliard personave, që vuajnë nga uria
(13.10.2010 RV)Gjithçka gati në kryeqytetin italian për edicionin V të “Run
for food”, gara e vrapimit kundër urisë, e cila do të zhvillohet gjatë javës së kremtimit
të Ditës Botërore të Ushqimit. Gara do të bëhet të dielën, më 17 tetor, me nisjen
në orën 10, në një nga vendet më të bukura të Romës: Terme di Caracalla. Parashikohet
pjesëmarrja e mijëra personave, që do të vrapojnë nëpër rrugët e qytetit, për të kujtuar
se në botë ekzistojnë 925 milion njerëz të uritur. Kush dëshiron mund të regjistrohet
deri në gjysëm ore para nisjes. Fondet e grumbulluara do të shërbejnë për të financuar
një projekt të Telefood-it në Haiti, vendi i shkatërruar nga tërmeti i fuqishëm i
12 janarit të shkuar. Projekti parashikon dhurimin e një peme frutore për çdo shkollë
të Haitit.