Imzot Colish myslimanëve në Gjermani: Përpjekje më të mëdha për integrimin.
(12.10.2010 RV)Përpjekje më të mëdha për integrimin. Këtë iu kërkoi myslimanëve
të Gjermanisë kryetari i Konferencës Ipeshkvnore të Gjermanisë, Imzot Robert Colish
në një intervistë botuar në numrin e së dielës të së përditshmes “Die Welt”. Mes
tjerash, Imzot Colish thotë: “myslimanët jetojnë me ne dhe na përkasin. Por në të
njëjtën kohë, shumë prej tyre tregohen mospjesëmarrës në jetën e vendit dhe integrimi
i tyre është ende larg, edhe përsa i përket familjarizimit me trashëgiminë hebraiko
– të krishterë dhe vlerat e saj.” Duke u ndalur tek një frazë e kohëve të fundit
të Presidentit të Republikës së Gjermanisë Kristian Vulf, i cili pohoi se islami i
përket Gjermanisë, Imzot Colish nënvizoi se “ kur islami në Gjermani e mbështetet
tek Kushtetuta dhe respekton dinjitetin njerëzor e lirinë fetare, atëherë është pjesë
e shoqërisë sonë. ” Po ashtu prelati vuri në dukje domethënien e veçantë të Krishterimit
për kulturën gjermane dhe atë evropiane. “Islami nuk tregon ndikim të njëjtën me Krishterimin
në shoqërinë tonë. Do të ishte historikisht e rrejshme të thonim se hebraizmi, krishterimi
dhe islami janë rrënjë të shoqërisë sonë gjermane në të njëjtën kohë.” përfundon intervistën
imzot Colish.