2010-10-11 14:33:21

Sinodi mbi Lindjen e Mesme: të krishterët e Irakut, viktimat kryesore të luftës, janë harruar nga politika botërore


“Është një fakt i trishtueshëm të konstatosh se si politika botërore nuk e përfillë në mënyrë të mjaftueshme situatën e të krishterëve në Irak, që janë viktimat kryesore të luftës dhe të pasojave të saj”: ky është denoncimi që bëri relatori i përgjithshëm i Sinodit para hapjes së diskutimeve të përgjithshme, Patriku kopto-katolik i Aleksandrisë, Fortë Lumturia e tij Antonios Naguib, në fillim të punimeve të Sinodit mbi Lindjen e Mesme që po zhvillohet në Vatikan. Patriku Naguib kërkoi një të ardhme më të mirë për brezat e ardhshëm.







All the contents on this site are copyrighted ©.