2010-10-11 17:49:26

Në Romë do të shfaqet për herë të parë Oratorio “Je i madh, Karol”.


(11.10.2010 RV)Me rastin e përvjetorit të zgjedhjes së Gjon Palit II në fronin e Shën Pjetrit, më 16 tetorin e ardhshëm, në Kishën romake të Shpirtit Shenjt në Sasia, do të shfaqet për herë të parë Oratorioja për solistë, kor polifonik e orkestër simfonike “Je i madh, Karol”, drejtuar nga mjeshtri Ecio Monti, shkruar nga rregulltari kamilian, Karlo Kolafrançeski. Autori i kompozimit – lexojmë në një notë publikuar nga Zenit - pati një lidhje të fortë shpirtërore me Papën Gjon Pali II, falë rolit të tij si epror pranë spitalit të Shën Gjonit në Lateran. Atë Karli kujton posaçërisht vizitën e Papës në spital, më 25 prill 1992, kur i dhuroi Atit të Shenjtë një ostensor të çmuar, realizuar me ndihmën e të sëmurëve. Kupa e hosteve, përveç vlerës artistike, kishte edhe një vlerë të madhe simbolike: ndrynte misteret e dhimbshme e të lumnueshme të qindra besimtarëve të paemër. Nga kjo ngjarje u frymëzua për të kompozuar Oratorion kushtuar të madhit Gjon Pali II, komunikatorit të shquar, njeriut që bënte për vete turmat, atit të shumdashur të miliona besimtarëve në botën mbarë. Vepra muzikore, që përshkon etapat më domethënëse të papnisë së Karol Vojtilës, do të transmetohet drejtpërdrejt nga TelePace.







All the contents on this site are copyrighted ©.