2010-10-11 16:54:44

Në Kili pritet të fillojnë operacionet për shpëtimin e minatorëve


Duket se po i afrohet fundi ankthit për 33 minatorët e ngujuar 700 meta thellë nën tokë që nga 5 gushti i kaluar ne San Josè. Pas plotësimit të pusit ndihmës, janë ndezur shpresat për lirimin e minatorëve, megjithëse ekzistojnë ende disa vështirësi e rreziqe. Gjithësesi tashmë çdo gjë është gati për të nisur operacionet e shpëtimit për nxjerrjen e minatorëve në dritë, duke filluar nga dita e nesërme në mesnatë, tha sot ministri i burimeve minerare i Kilit, Laurence Golborne, Teknikët kanë filluar me instalimin e struktures që do të mundëson nxerrjen e minatorëve një nga një me anë të një kabine. E tërë kjo punë do të zgjas, sipas ministrit, 48 orë.







All the contents on this site are copyrighted ©.