2010-10-11 17:49:12

Kardinali Bertone në Meshën për katër ipeshkvijtë e rinj: kumtojeni me forcë e autoritet Fjalën e Zotit.


(11.10.2010 RV)Sekretari i Shtetit të Vatikanit, kardinali Tarçizio Bertone, kremtoi dje pasdite, në Bazilikën e Shën Pjetrit, Meshën për shugurimin e katër ipeshkvijve të rinj. Në homelinë e rastit, kardinali Bertone vuri theksin mbi misionin e ipeshkvit, që është i thirrur ta kumtojë me forcë Ungjillin e të jetë frymëzues i bashkimit ndërmjet besimtarëve. “Për t’i ngjarë Bariut të Mirë duhet shumë guxim, shumë dashuri e, sidomos, aftësi për t’ia dhuruar gjithë vetveten”- nënvizoi kardinali Bertone.







All the contents on this site are copyrighted ©.